Dy vite nga tragjedia në Tempi: Mbi 200 protesta në Greqi për drejtësi

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Më 28 shkurt 2025, mijëra qytetarë u mblodhën në mbi 200 qytete të Greqisë për të përkujtuar dyvjetorin e aksidentit tragjik hekurudhor në Tempi, ku humbën jetën 57 persona, shumica studentë. Protestat u organizuan nga familjarët e viktimave, studentë, sindikata dhe grupe të ndryshme shoqërore, të cilët kërkuan drejtësi dhe përmirësime në sistemin hekurudhor të vendit.

Në Athinë, mijëra protestues u mblodhën në sheshin Sintagma përpara Parlamentit, duke mbajtur pankarta me mesazhe si “Po na mashtroni, duam përgjigje!”  Protesta të ngjashme u zhvilluan edhe në Selanik dhe Larisa, ku qytetarët shprehën zemërimin e tyre ndaj neglizhencës shtetërore dhe kërkuan masa konkrete për të parandaluar tragjedi të tilla në të ardhmen.

Përveç tubimeve brenda vendit, solidariteti u shfaq edhe nga komunitetet greke në diasporë, me protesta të organizuara në vende si SHBA, Gjermani, Mbretëria e Bashkuar dhe Australi. 

Aksidenti në Tempi, i ndodhur më 28 shkurt 2023, u cilësua si më i rëndi në historinë hekurudhore të Greqisë. Përplasja ballore midis një treni pasagjerësh dhe një treni mallrash shkaktoi vdekjen e 57 personave dhe plagosjen e dhjetëra të tjerëve. Hetimet zbuluan se aksidenti ishte rezultat i gabimeve njerëzore dhe mangësive serioze në infrastrukturën hekurudhore të vendit.

Në mesin e viktimave ishin edhe gjashtë shqiptarë: Klaudia Lato, Ifigjenia Micka, Erieta Molko, Ioanis Xhiollas, Denis Ruçi dhe Pavlin Bozo. 

Dy vjet pas tragjedisë, qytetarët grekë vazhdojnë të kërkojnë drejtësi dhe përmirësime të prekshme në sistemin e transportit, duke theksuar se kujtimi i viktimave duhet të shërbejë si një thirrje për veprim dhe ndryshim.

Protesta në Patra
Protesta në Patra
Protesta në Kavala
Protesta në Kavala

The post Dy vite nga tragjedia në Tempi: Mbi 200 protesta në Greqi për drejtësi appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *