Atentati me armë në Kamëz, nën hetim për moskallëzim krimi Enedjo Kaçi, ende në kërkim dy autorët

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Policia ka nisur hetimin në gjendje të lirë për moskallëzim krimi për Enedjo Kaçi lidhur me atentatin e ndodhur më 22 shkurt në Kamëz.

‘Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 u kap dhe u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin e shpallur në kërkim Enedjo Kaçi,  30 vjeç, për veprën penale “Moskallëzim krimi, në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Kamëz, me datë 22.02.2025.Sipas burimeve, atentatin dyshohet se e kanë kryer Fabion Kurti dhe Dejvi Mullai, të cilët tashmë janë shpallur në kërkim.

Të dy autorët lëviznin me një automjet tip BMW, ndërsa shënjestra dhe disa persona të tjerë, ende të paidentifikuar, ndodheshin në një Land Rover.

Mullai dhe Kurti, të dy 24 vjeç, janë persona të njohur për policinë dhe më parë janë shoqëruar për shpërndarje të lëndëve narkotike. Nga ana tjetër, Enedjon Kaçi nuk rezulton të ketë precedent penal. Hetimet paraprake sugjerojnë se ngjarja mund të ketë ndodhur për shkak të një konflikti të mëparshëm për çështje droge, i cili ka çuar në përdorimin e armëve të zjarrit.

Policia po vijon hetimet për të zbardhur plotësisht motivet dhe për të vënë në pranga autorët e dyshuar.

The post Atentati me armë në Kamëz, nën hetim për moskallëzim krimi Enedjo Kaçi, ende në kërkim dy autorët appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *