Mbante armë dhe municion në banesë, arrestohet një burrë në Këlcyrë

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një 52-vjeçar është vënë në pranga në Këlcyrë, pasi mbante në banesën e tij një kallashnikov dhe municion luftarak.

Në kuadër të veprimeve për goditjen e veprimtarive të paligjshme, shërbimet e Stacionit të Policisë Këlcyrë ushtruan kontroll në banesën e shtetasit K. L., në fshatin Toshkëz, Këlcyrë, ku dyshohej për armëmbajtje pa leje.

Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë kanë gjetur një armë zjarri kallashnikov me fishekë, që ky shtetas e mbante pa leje.

Në përfundim të veprimeve, shtetasi K. L., 52 vjeç, u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

The post Mbante armë dhe municion në banesë, arrestohet një burrë në Këlcyrë appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *