Mjegulla e dendur mbulon jug-lindjen e vendit

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Mjegulla ka mbuluar aksin nacional në juglindje të vendit gjatë mëngjesit të ditës së sotme.

Policia ndërkohë ka bërë apel për kujdes në rrugë nga drejtuesit e mjeteve, për shkak të mungesës së fushëpamjes së nevojshme.

Mjegulla e dendur ka shkaktuar probleme në një pjesë të juglindjes së vendit, duke krijuar vështirësi në qarkullimin rrugor. Zona më e prekur ka qenë aksi Libonik-Petrushë, ku dukshmëria e kufizuar ka ndikuar në lëvizjen e mjeteve.

Policia Rrugore apelon ndaj drejtuesve të mjeteve të respektojnë rregullat dhe të tregojnë kujdes të shtuar në këto kushte atmosferike për të shmangur aksidentet dhe lëndimet.

The post Mjegulla e dendur mbulon jug-lindjen e vendit appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *