Pjesë e një organizata kriminale, italiani arrestohet në Berat

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një italian është vënë në pranga në Berat, i cili dyshohet se ishte pjesë e një organizate kriminale që kryenin vjedhje me dhunë.

Gjatë operacionit “Wanted”, u kap në Berat dhe u arrestua me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasi M. B., 47 vjeç, banues në Berat.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Benevento, Itali, me vendimin e datës 16.07.2019, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Grup kriminal në vjedhje me dhunë”, sipas Kodit Penal të Italisë.

Interpol Tirana dhe Interpol Roma do të kryejnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.

The post Pjesë e një organizata kriminale, italiani arrestohet në Berat appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *