“Daily Mail”: Rikthehet shqiptari që mbushi Britaninë me emigrantë

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Daily Mail” shkruan se një bos shqiptar i krimit, i cili kontrabandoi qindra emigrantë në Britani është kthyer sërish fshehurazi në Britaninë e Madhe pasi kreu gjysmën e dënimit me 10 vjet burg në Belgjikë. Sipas shkrimit, Alket Dauti, 36 vjeç, ishte njeriu kyç i një bande të pamëshirshme shqiptare që kontrabandonte emigrantë, përfshirë fëmijë në kamionë frigoriferikë nga Belgjika.

Ai u arrestua në banesën e tij në Penge, Londrën Juglindore, në vitin 2018. Dauti u ekstradua në Belgjikë një vit më pas ku ishte dënuar me 10 vjet në mungesë për drejtimin e operacioneve të kontrabandës së njerëzve.

Në seancën ndaj tij u zbulua se Dauti, i cili mbërriti në Britaninë e Madhe në vitin 2009, jetonte me një vizë të skaduar në vitin 2018. Atij duhej t’i ndalohej rihyrja për shkak të veprës penale.

TY TË MBAJ MEND SHUMË MIRË”/ Kush është ALKET DAUTI, “kapoja” i  trafikantëve në Londër. Kërkohet që… (FOTO+VIDEO) – AlpeNews

Një investigim i Daily Mail zbuloi se ai kreu vetëm 5 vjet të dënimit të tij 10-vjeçar në Belgjikë dhe u deportua në vendin e tij të lindjes. “Por burime në Shqipëri thanë se ai u largua vitin e kaluar drejt Europës. Analiza e llogarive të Dautit në TikTok, Instagram dhe Facebook tregoi se ai ka jetuar në Mbretërinë e Bashkuar të paktën që nga nëntori i kaluar.

Fotot në Facebook e shfaqën atë në Penge ku jetonte me gruan dhe fëmijët e tij përpara arrestimit. Javën e kaluar, Dauti postoi një video në TikTok ku shihet duke drejtuar makinën në atë që duket të jetë një rrugë banimi në Londër. Dy ditë më vonë, ai hoqi videon” – shkruan Daily Mail.

Zyrtarët e Home Office i thanë Daily Mail se nuk kishin të dhëna për hyrjen e Dautit në Britani. Tabloidi britanik shkruan se u përpoq të fliste Dautin në shtëpinë e tij në Pengë, por askush nuk iu përgjigj derës.

Daily Mail': Bosi shqiptar i trafikut të emigrantëve rikthehet ilegalisht  në Angli, u zbulua nga fotot dhe videot që hidhte në rrjetet sociale -  Shqiptarja.com

“Përfundimisht, ne folëm me të në një numër celular britanik pasi e kontaktuam përmes Facebook Messenger. Dauti tha se jeton në Mbretërinë e Bashkuar “legalisht” që nga qershori i vitit të kaluar. Ai shtoi se fluturoi në aeroportin e Lutonit direkt nga Shqipëria.

I pyetur se si ka arritur të kthehet, Dauti tha: “Jam me letra… Çfarë do të thotë nuk më lejojnë të kthehem? Unë nuk kam bërë asnjë krim në Mbretërinë e Bashkuar”. Ai kishte deklaruar në Home Office nuk kishte të dhëna për kthimin e tij në Britani dhe “na paralajmëroi që të mos shkonim përsëri nëpër shtëpinë e tij” – thuhet në shkrim.

Dauti u arrestua me kushërinjtë e tij Kujdesi Dauti, 41 vjeç dhe Sabah Zaka, 40 vjeç, në vitin 2018. Dauti dhe Zaka morën 8 vjet burg në Belgjikë në mungesë, por ndodhen në Mbretërinë e Bashkuar duke luftuar kundër ekstradimit. Sipas Daily Mail, ky grup ngarkonte emigrantët për 13 000 £ për një vend në pjesën e përparme të një kamioni dhe 8 000 £ në pjesën e pasme. ©LAPSI.al

The post “Daily Mail”: Rikthehet shqiptari që mbushi Britaninë me emigrantë appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *