“Dramë e vërtetë” në “St. James’ Park”, Newcastle nuk ia del dot! Brighton shkon në çerekfinale

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Newcastle dhe Brighton dhuruan një ndeshje me plot emocione, e luajtur në “St. James’ Park”, e vleshme për FA Cup. Vendasit kaluan të parët në avantazh falë të zakonshmit Alexander Isak, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 22-të. Miqtë barazojnë shifrat me Minteh në fund të pjesës së parë.

“Drama e vërtetë” ndodhi në minutat e fundit të pjesës së dytë. Në minutën e 83′, Newcastle mbetet me 10 lojtarë, pas ndëshkimit direkt me karton të kuq të Anthony Gordon për sjellje jo sportive pasi goditi kundërshtarin e tij.

Në minutën e 86-të vjen lajmi tjetër i keq për Newcastle, dëmtohet Isak dhe lë fushën e lojës. Në 91′, Lamptey merr kartonin e dytë të verdhë dhë largohet nga fusha.

Në 93′, Fabian Schar dërgon topin me kokë në rrjetë gjatë goditjes së dënimit, por festa e madhe e “Qymyrxhinjve” prishet nga ndërhyrja e VAR. Goli cilësohet i parregullt, për pozicion jashtë loje të Schar. Koha e rregullt përfundon 1-1, ndeshja shkon në kohën shtesë prej 30 minutash.

Në minutën e 114-të, Brighton gjen golin e avantazhit me Danny Welbeck. Anglezi shënon pas një super asisti të March. Në minutat e mbetura, Newcastle tentoi të barazonte shifrat por nuk ia doli. Brighton pret biletën për në çerekfinalen e FA Cup.

SHIKO GOLAT

The post “Dramë e vërtetë” në “St. James’ Park”, Newcastle nuk ia del dot! Brighton shkon në çerekfinale appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *