Ja pse Lamine Yamal është nga një “planet” tjetër! 17-vjeçari “tallet” me kundërshtarët (video)

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Barcelona është duke fituar 4-0 ndaj Sociedad , në ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të në La Liga. Goli i parë i takimit erdhi në minutën e 25-të, ku e gjithë merita ishte e Lamine Yamal.

Pasi mori një top në krahë, 17-vjeçari driblon me shumë stil dhe finesë dy lojtarët e Sociedad, duke pasur për Olmo, ky i fundit asiston për Martin, i cili dërgon topin në rrjetë. SHIKO KLASIN E YAMAL

Të gjithë tifozët ngrihen në këmbë për të duartrokitur këtë djalosh magjik që quhet Lamine Yamal, i cili duket sikur ka vite që luan futboll dhe e bën me aq thjeshtësi, saqë duket e pabesueshme që ai është vetëm 17 vjeç.

Goli i dytë i katalanasve erdhi pasi goditja e Dani Olmo nga jashtë zonës u devijua nga Casado dhe topi përfundoi në rrjetë. Në pjesën e dytë, Barcelona shënoi edhe dy herë të tjera me Araujo 56′ dhe Lewandowski 61′ SHIKO 4 GOLAT

The post Ja pse Lamine Yamal është nga një “planet” tjetër! 17-vjeçari “tallet” me kundërshtarët (video) appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *