Makina del nga rruga në Tepelenë, plagoset shoferi

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një aksident automobilistik është regjistruar pasditen e kësaj të diele në rreth orës 17:10, në aksin rrugor “Tepelenë-Krahës”.

Autoritetet policore raportojnë se shtetasi Y. S., 51 vjeç, banues në Memaliaj, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur shoferi 51-vjeçari, i cili është dërguar në spitalin e Tepelenës për të marrë ndihmë mjekësore.

Policia thotë se grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

The post Makina del nga rruga në Tepelenë, plagoset shoferi appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *