Marc Marquez si në kohët e vjetra, dominon në pistë dhe fiton garën e Tajlandës

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Pas triumfit një ditë më parë në garën sprint, piloti spanjoll i Ducati, Marc Marquez, fitoi sot edhe garën e Çmimit të Madh të Tajlandës në MotoGP, zhvilluar në pistën e Burinam, gara e parë sezonale.

Një formë e shkëlqyer e një prej ikonave të motociklizmit, që synon të rikthehet në majën e MotoGP. Tashmë ai udhëheq renditjen e botërorit me pikë të plota (37 pikë), duke konfirmuar pretendimet.

Në podium, ashtu si në garën, në vendin e dytë u rendit vëllai i tij i vogël Alex Marquez me Ducati Gresini. Ndërsa i treti u klasifikua italiani Francesco Bagnaia me motorin tjetër Ducati.

Këta tri pilotë dueluan “rrotë më rrotë” mes tyre, duke kërkuar fitoren, por në fund triumfoi me meritë Marc Marquez. Në vendin e katërt doli italiani Franco Morbidelli me me VR46 Ducati (motori i Valentino Rossi).

The post Marc Marquez si në kohët e vjetra, dominon në pistë dhe fiton garën e Tajlandës appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *