Përleshje mes shqiptarëve në Itali, 4 persona të arrestuar

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Autoritetet italiane kanë arrestuar 4 të rinj shqiptarë në fundjavë, të cilët janë vënë në pranga nga karabinierët e Kompanisë Casale, me akuzën e përleshjes në grup.

Mediat përtej Adriatikut raportojnë se konflikti i dhunshëm ka ndodhur rreth orës 18:00 të së premtes, në ‘Piazza Castello’. Shkaqet e përleshjes nuk janë përcaktuar ende, ndërsa policia nuk jep asnjë informacion në lidhje me të.

Disa kalimtarë kanë qenë dëshmitarë të përplasjes dhe në vendngjarje kanë ndërhyrë edhe organet e tjera ligjzbatuese.

Paraprakisht bëhet e ditur se të katër personat janë përleshur fizikisht mes tyre, por detajet mbeten të rezervuara.

Paraditen e djeshme, të arrestuarit janë vendosur nën akuzë dhe do të dalin para Gjykatës së Vercellit, për seancën e vlefshmërisë.

The post Përleshje mes shqiptarëve në Itali, 4 persona të arrestuar appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *