Roma fiton me përmbysje ndaj Como-s

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Roma ka fituar 2-1 në “Olimpico” ndaj Como në ndeshjen e vlefshme për javën e 27-të të Serisë A. Miqtë e drejtuar nga Cesc Fabregas kaluan të parët në avantazh.

Lucas Da Cunha dërgoi topin në rrjetë në minutën e 43-të pas super asistit të Maximo Perrone. Pjesa e parë mbyllet 0-1 për Como-n. Përmbysja e verdhekuqve erdhi në pjesën e dytë.

Saelemaekers barazoi shifrat në minutën e 60-të, ndërsa goli i avantazhit erdhi në minutën e 75-të me të zakonshmin Dovbyk, pas pasimit të Rensch. Rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund, Roma fiton 2-1.

Pas kësaj fitoreje, Roma afrohet në renditje, momentalisht renditet në vendin e tetë me 43 pikë 4 pikë larg vendit të gjashtë dhe të pestë që të kualifikojnë për në Europë, ndërsa Como në vendin e 13-të me 28 pikë.

golat e ndeshjes

The post Roma fiton me përmbysje ndaj Como-s appeared first on www.lexo.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *