Berisha: Thirrjet për në SPAK vendosen nga Tao e Edi Rama dhe pastaj ekzekutohen

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Kreu i PD, Sali Berisha është paraqitur në SPAK, në zbatim të masës “detyrim paraqitje”. Berisha ka folur për mediat në dalje të Prokurorisë së Posaçme.

“Çfarë gjeta unë aty, gjeta ish-xhelatin e ish-sigurimit të shtetit Arben Kraja që po merrte një strajcë me pare nga Benet Beci dhe po pinin një kafe shtruar. Gjeta kurban Etjenin e Fatmir Xhafës, kurban i marrëveshjes Rama-Dumani sepse Etjeni e shkeli marrëveshjen sipas së cilës nuk mund të sulmohet SKAP-i pa autorizimin e plotë të Edi Ramës. Marrëveshja është kufizimi, ndalimi i hetimeve për zyrtarët e lartë dhe pasi dështoi përbashkimin e votave me opozitën, pasi u përpoq të tërheqë opozitën në një akt antikushtetues dhe të papërgjegjshëm, u ul përmes Uluziut dhe firmosi marrëveshjen. Etjeni kishte mbetur aty brenda SKAP-it

Armiq të votës së lirë sot janë ministra. Vazhdon historia e Taos i cili siç e dini ju pasi arrestoi me Policinë dhe Prokurorinë e Elbasanit rivalët e bandës, pasi u mor me çlirimin e aseteve të Toyota Yaris vazhdon krimin e tmerrshëm zgjedhor. Por këtë herë ka bashkëpuntor nr.1 Skapin e Partisë. Thirrjet për në SPAK vendosen nga Tao dhe Edi Rama dhe pastaj i dërgohen Skap për t’i ekzekutuar”, tha Berisha.

The post Berisha: Thirrjet për në SPAK vendosen nga Tao e Edi Rama dhe pastaj ekzekutohen appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *