Ministrja e Shëndetësisë shkarkon drejtoreshën e spitalit të Librazhdit! Reagimi: Si në epokën e “qoftë largut

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Drejtoresha e Spitalit të Librazhdit, Fatbardha Qatja është shkarkuar nga detyra. Ministrja e Shëndetësisë ka firmosur urdhrin për shkarkimin dhe ka emëruar menjëherë në këtë detyrë pasuesin e saj.

Ky vendim ka ardhur vetëm një ditë para hyrjes në fuqi të emërimeve të reja në administratë, për shkak të ligjit zgjedhor që ndalon emërimet nga 3 Mars 2025.

Drejtori i ri do të jetë Ermir Sulollari, i cili aktualisht mbante postin e nënkryetarit të bashkisë Librazhd. Shkarkimi nga kjo detyrë për Qatjan ka qenë i papritur dhe kjo e fundit ka reaguar ashpër në rrjetin e saj social “Facebook”. Qatja më herët ka mbajtur postin e Drejtores së Arsimit në Librazhd dhe të Këshilltares në Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë.

 

Reagimi i Farbardha Qatja:

 

Miqtë e mi! Sot pa pritur dhe papandehur më vjen një shkresë në rrugë ” postare” ku kërkohej largimi im rrufe nga puna. As shkak, as arsye. Çudi, as një njoftim paraprak, dhe për më tepër as njoftim që do të bëhej shkarkimi. Si në epokën e “qoftë largut”, ishte kjo maskaradë sot. Nuk është hataja se të përkohshëm jemi madje edhe jeta jonë e përkohshme është. Po përse bëhet ky shkarkim?! Nuk dua ta besoj që digasteri ministror që unë kam punuar si institucion vartës me ta, të arrijë në këtë derexhe. Është nënshkruar nga ministrja që më datë 28 shkurt dhe si ka mundësi që vrap e vrap, posta e solli sot më dt.3 mars, që në 8 e 30 të mëngjesit?! A vetëm për mua paska punuar shërbimi postar në ditë pushimi? E gjitha kjo, meqë nga dt 3 mars, fillojnë pezullimet e lëvizjeve në administratë, posta vrap e vrap mbërriu te Spitali Librazhd. Një heqje pa ekuivok besoj bëhet në shkeljet tejet të rënda.

 

The post Ministrja e Shëndetësisë shkarkon drejtoreshën e spitalit të Librazhdit! Reagimi: Si në epokën e “qoftë largut appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *