Aksident i rëndë në Durrës, ambulanca përmbyset me të sëmurin në mes të rrugës

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të enjte pranë zonës së njohur si Shkëmbi i Kavajës në Durrës.

Një autoambulancë ka humbur kontrollin pasi është përplasur me një tjetër automjet dhe është përmbysur në mes të rrugës.

Mësohet se ambulanca vinte nga Berati dhe po transportonte një 65-vjeçar në drejtim të Tiranës, i cili shoqërohej edhe nga bashkëshortja e tij.

Si pasojë e aksidentit mësohet se kanë mbetur të lënduar 3 persona, 65-vjeçari, bashkëshortja e tij dhe një infermiere, ndërsa shoferi i ambulancës ka shpëtuar pa lëndime.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

The post Aksident i rëndë në Durrës, ambulanca përmbyset me të sëmurin në mes të rrugës appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: