Arrestohet 19-vjeçari, kanosi me thikë drejtoreshën pasi i mori celularin

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Policia e Tiranës ka arrestuar një 19-vjear me iniciale K. R., pasi ka kanosur drejtoreshën e shkollës ku ishte nxënës, për shkak se i ka marrë celularin që përdorte gjatë mësimit.

I riu gjithashtu ka kundërshtuar me dhunë punonjësin e Policisë, gjatë veprimeve për shoqërimin e tij në Komisariat.

19-vjeçarit iu sekuestrua edhe një thikë të cilën e mbante me vete në shkollë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin K. R., 19 vjeç, sepse ka kanosur drejtoreshën e shkollës ku ishte nxënës, për shkak se i ka marrë celularin që përdorte gjatë mësimit. Ai gjithashtu ka kundërshtuar me dhunë punonjësin e Policisë, gjatë veprimeve për shoqërimin e tij në Komisariat.

Gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një mjet prerës.”- njofton policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

The post Arrestohet 19-vjeçari, kanosi me thikë drejtoreshën pasi i mori celularin appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: