Ku të mbytem tani! I moshuari në Fier qëndron pranë pronës së shkrumbuar, kërkon me dëshpërim vlerësimin e dëmeve

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

 

Banorët e Levanit në Fier, teksa presin komisionin për vlerësimin e dëmeve, tregojnë të dëshpëruar tmerrin që përjetuan një ditë më parë nga flakët e fuqishme.

Zjarri u afrua pranë banesave dhe bizneseve, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe panik mes familjeve.

Një i moshuar, teksa qëndron pranë një magazine ku ai prodhonte koshere për bletët, i bën thirrje autoriteteve që të kryhet sa më parë vlerësimi për dëmet e shkaktuara.

“Këta thonë kur ka nevojë populli, jemi në gatishmëri… Ejani dhe shikoni gjendjen, bëni proces verbal. Po ullinjtë? U dogjën prapë ullinjtë, ku të vete unë”, shprehet ai, teksa i komunikohet se verifikimet nga grupi do të kryhet ditën e martë.

The post Ku të mbytem tani! I moshuari në Fier qëndron pranë pronës së shkrumbuar, kërkon me dëshpërim vlerësimin e dëmeve appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: