Sherri në Kosovë përfundon në plagosje, dy persona qëllojnë të riun me thikë

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një person është qëlluar më thikë nga dy persona të panjohur gjatë natës së kaluar në orën 00:25 në rrugën “Skënderbeu” në Gjakovë.

Bëhet me dije nga policia e Kosovës se të dyshuarit pas kryerjes së aktit janë larguar nga vendi i ngjarjes me një makinë. Mësohet se personi i sulmuar është duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës pasi ka marrë plagë të rënda. Ndërkohë policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes

The post Sherri në Kosovë përfundon në plagosje, dy persona qëllojnë të riun me thikë appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: