Shalsi në delir: Rama çoi ujë edhe në Viçidol

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Eduard Shalsi, drejtuesi politik i Qarkut të Kukësit, është i bindur se Partia Socialiste do të marrë dy mandate

“E kam parë shpesh këtë shesh, por kurrë më optimist dhe shpresëdhësnës. Më kujtohet Edi Rama nga kati i dytë i bashkisë, nuk e meritonte këtë emër. Historia e këtij sheshi është transformimi total që bëmë.

Ja ku jemi sot, epitomë e europianizimit, idenë e ka pasur Edi Rama shumë vite më parë.

Kukësi nuk është një krahinë, është traditë, zemër, histori, përshëndetje për tropojanët, hasjanët dhe kuksianët. Kukësi ka treguar mikpritje për kosovarët, jam mirënjohës.

Edhe në qarkun e Kukësit ka filluar transformimi dhe europianizmi, edhe në Viçidol ujësjellën e kishte sjellë Edi Rama. Kukësi me dy mandate, ua shpërblejmë me punë.”

The post Shalsi në delir: Rama çoi ujë edhe në Viçidol appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: