Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
38-vjeçari që u arrestua një ditë më parë nën dyshimin për blerje vote në qytetin e Lushnjës, është vënë nën hetim nga Prokuroria e Fierit.
Ai akuzohet për veprën penale “korrupsioni aktiv në zgjedhje”.
Sipas hetimeve, Marim Leka i ka kërkuar dhe marrë Muharrem Toskës kartën e identitetit kundrejt premtimit të një shume prej 50’000 lekë, me qëllim për të favorizuar Partinë Demokratike në zgjedhje.
Ndërkohë, pas këtyre hetimeve, Prokuroria Fier ka vendosur që çështja t’i kalohet për kompetencë lëndore Prokurorisë së Posaçme.
The post Akuzohet për blerje votash, dosja e 38-vjeçarit në Lushnje i kalon SPAK appeared first on Lapsi.al.
