A do ta humbë Xhaka shiritin e kapitenit të Zvicrës?

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Granit Xhaka mund të rikthehet së shpejti te Kombëtarja e Zvicrës, por ende mbetet e hapur një çështje e rëndësishme, nëse mesfushori do ta mbajë apo jo shiritin e kapitenit.

Sipas mediave zviceran, Federata Zvicerane e Futbollit (SFV) nuk i ka mbyllur dyert për rikthimin e Xhakës. Ai mungon në grumbullimin aktual pas pranimit publik se kishte përdorur një certifikatë të falsifikuar vaksinimi gjatë pandemisë COVID-19, ndërsa vendimi për mungesën e tij u mor bashkërisht me drejtuesit e federatës.

Presidenti i SFV-së, Peter Knäbel, ka bërë të ditur se pas përfundimit të këtij cikli të ndeshjeve situata me Xhakën do të rivlerësohet dhe më pas do të diskutohet për hapat e ardhshëm. Kjo lë të hapur mundësinë që kapiteni të rikthehet në grumbullimet e ardhshme.

Megjithatë, sipas “Kicker”, pikëpyetja kryesore lidhet me shiritin e kapitenit. Në rast të rikthimit të Xhakës, drejtuesit e futbollit zviceran pritet të diskutojnë nëse ai duhet të vazhdojë të jetë kapiten. Një prej kandidatëve të mundshëm për ta pasuar është Manuel Akanji.

Xhaka është aktualisht kapiten dhe rekordmen i Zvicrës për paraqitje ndërkombëtare. Ai e udhëhoqi ekipin në Kampionatin Botëror 2026, ku zviceranët arritën deri në çerekfinale.

Në të njëjtën kohë, “Kicker” thekson se humbja e shiritit nuk është e vendosur dhe se Xhaka mund të vazhdojë të konsiderohet një lider i rëndësishëm në fushë edhe nëse kapiteni do të ndryshonte.

Xhaka ka 152 ndeshje me Zvicrën, ndërsa Ricardo Rodriguez është pas tij me 144. Nëse Xhaka nuk luan në ndeshjet e ardhshme, Rodriguez mund t’i afrohet ndjeshëm rekordit.

Federata zvicerane, ndërkohë, ka theksuar se aktualisht fokusi është te ndeshjet e Ligës së Kombeve dhe se situata e Xhakës do të rishikohet pas këtij cikli.

The post A do ta humbë Xhaka shiritin e kapitenit të Zvicrës? appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: