Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Gjatë seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, kamerat kanë kapur një bisedë të shkruar nga deputeti i Partisë Demokratike Turke të Kosovës (KDTP), Fikrim Damka, ku zbulohet një mesazh për ndarjen e posteve me kryeministrin Albin Kurti.
Në mesazhin e shkruar nga Damka, përmendet propozimi i Kurtit që Emilja Rexhepi të emërohet nënkryetare e Kuvendit, ndërsa një përfaqësues tjetër të marrë një post zëvendësministror.
“Fidani le ta propozojë zv.ministrin në Ministri të Mbrojtjes ose Shëndetësisë. Nënkryetare me marrë Emilija”, thuhet në mesazhin që i referohet një marrëveshjeje të propozuar nga Kurti. Në përgjigje, Damka shpreh se propozimi nuk është pranuar dhe se negociatat nuk po japin rezultat. “Jo kryeministër nuk e pranon, nuk po bi…”, shkruan Damka në mesazh gjatë seancës.

The post Dalin SMS-të mes Albin Kurtit dhe deputetit: “Zv.ministër në Mbrojtje ose Shëndetësi” appeared first on Lapsi.al.
