Presidenti amerikan, Donald Trump u takua këtë të martë me homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelenskyy në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
Në një deklaratë të shkurtër për shtyp, Trump u shpreh Ukraina dhe Rusia po punojnë për të zgjidhur konfliktin. Ai shtoi se bisedimet e tyre do të trajtojnë edhe çështjen e raketave Patriot, të cilat Kievi dëshiron t’i forcojë mbrojtjen e saj ajrore.
“Vladimir Putin është i gatshëm të zhvillojë një takim për të diskutuar përfundimin e luftës në Ukrainë,” tha presidenti i SHBA-së.
“Ai është i gatshëm të takohet. Ai do të donte të shihte fundin e luftës. Mendoj se të dy duam ta shohim luftën të mbarojë, për të qenë i sinqertë me ju”, theksoi ai.
Trump theksoi se ka ardhur koha pasi shumë njerëz po vriten dhe lidërët e dy vendeve nuk e duan këtë.
Kur u pyet nëse ende beson se Ukraina mund ta marrë të gjithë territorin e saj, presidenti amerikan u përgjigj se beson se “ata do të arrijnë një marrëveshje”, por nuk donte të jepte hollësi të tjera.
The post Trump takohet me Zelenskyy-n: Putin i gatshëm të takohet për të diskutuar përfundimin e luftës në Ukrainë appeared first on Euronews Albania.
