Përfshihet nga flakët banea në Kolonjë, i moshuari pëson djegie në trup

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një zjarr ka rënë në Kolonjë mbrëmjen e sotme ku mësohet se një banesë është përfshirë nga flakët. Sipas të dhënave paraprake, mësohet se në banesë jetonte i vetëm një i moshuar,

80-vjeçari, i cili është nxjerrë nga zjarrfikësit dhe u dërgua në spital pasi ka pësuar djegie në trup, ku raportohet jashtë rrezikut për jetën.

Banesa u përfshi e gjitha nga flakët pasi ndikoi edhe era e fortë.

Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave, ndërsa ekspertët do të përcaktojnë shkakun e rënies së zjarrit.

The post Përfshihet nga flakët banea në Kolonjë, i moshuari pëson djegie në trup appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: