EMRAT/ Plagosi me armë pronarin e kasolles ku do të vidhte, arrestohet 65-vjeçari

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Është arrestuar autori i plagosjes së 66-vjeçarit Flamur Mane në plug të Lushnjes. Policia bën me dije se 65-vjeçari Dedë Dedaj qëlloi me armë zjarri Flamur Mane, pasi kishte shkuar në kasollen e këtij të fundit për të vjedhur.

Ndërsa bëhet e ditur se i plagosuri  ka marrë asistencë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Qëlloi me armë gjahu, pronarin e ambientit ku shkoi për të vjedhur gjatë natës, identifikohet dhe kapet 65-vjeçari.

Menjëherë pas kallëzimit të shtetasit F. M., 66 vjeç, se gjatë natës, sapo një shtetas kishte hyrë për të vjedhur në kasollen në pronësi të tij, ai e kishte konstatuar dhe gjatë konfliktit me të, autori i tentativës për vjedhje e kishte qëlluar me armë gjahu, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë kanë organizuar punën për kapjen e autorit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe policore, u identifikua dhe u kap autori i dyshuar i rastit, shtetasi Dedë Dedaj, 65 vjeç. I dëmtuari, shtetasi F. M., ka marrë asistencë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme

The post EMRAT/ Plagosi me armë pronarin e kasolles ku do të vidhte, arrestohet 65-vjeçari appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: