Evropa shqyrton plane emergjente pas paralajmërimeve për sulm të mundshëm nga Rusia

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Presidenti i Letonisë, Edgars Rinkevics, nuk pajtohet me thirrjet e vazhdueshme dhe raportimet se Rusia mund ta sulmojë NATO-n ose Bashkimin Evropian në muajt e ardhshëm, në përpjekje për ta dobësuar mbështetjen e tyre për Ukrainën. Ai thotë se kjo tashmë ka filluar.

“Ne nuk po flasim për një luftë konvencionale. Po flasim për të gjitha llojet e provokimeve, të gjitha llojet e akteve të sabotimit, të gjitha llojet e testimeve dhe, padyshim, kjo është diçka që po ndodh derisa ne po flasim”, tha lideri leton për REL në një intervistë të zhvilluar në selinë e Kombeve të Bashkuara më 21 shtator.

Zyrtarë të inteligjencës evropiane, CIA, madje edhe presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministri polak Donald Tusk, kanë paralajmëruar ditët e fundit se Moska mund të shkojë aq larg saqë të kryejë ndonjë sulm ajror, në një formë apo tjetër, ndaj territorit të NATO-s në muajt e ardhshëm, për të treguar se zotimi i aleancës ushtarake për mbrojtje të përbashkët, sipas Nenit 5, është pak a shumë disa fjalë në një copë letre

Rastet e sulmeve të muajve të fundit, që i janë atribuuar Rusisë – dhe që Instituti për Studimin e Luftës (ISË) i quan “seri e koordinuar fushatash kinetike” – përfshijnë zjarrvënie, plane për atentate dhe sabotim të infrastrukturës, si dëmtimi i hekurudhave dhe ndërhyrjet elektronike.

Moska mohon vazhdimisht çdo përfshirje në operacionet e sabotimit që qeveritë evropiane ia atribuojnë asaj, por zyrtarët në kryeqytetet e NATO-s dhe BE-së kanë shtuar përpjekjet për të hartuar plane emergjente dhe masa kundërvepruese.

The post Evropa shqyrton plane emergjente pas paralajmërimeve për sulm të mundshëm nga Rusia appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: