Inceneratori i Tiranës/ Gjykata e Posaçme dënon Lefter Kokën dhe dy të pandehurit e tjerë

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Gjykata e Posaçme ka shpallur vendimin për të pandehurit e inceneratorit të Tiranës, duke dënuar me 3 vite burg ish-ministrin Lefter Koka, por për shkak të gjykimit të shkurtuar i shuhet masa e sigurisë.

Por, edhe pse masa i sigurisë iu shua, Koka nuk mund të lirohet pasi ndaj tij rëndojnë akuza të tjera.

Bledar Karoli, u dënua me 3 vite burg me gjykim të shkurtuar. Dënimi ulet në 2 vite dhe për 5 vite do të ndalohet nga funksionet publike.

Taulant Tushe, gjithashtu u dënua me 3 vite burg me gjykim të shkurtuar, dënimi ulet në 2 vite dhe 5 vite ndalim nga funksionet publike.Sipas prokurorisë, të pandehurit akuzohen se ndihmuan në shkelje të ligjit, në dhënien me koncensiin të inceneratorit të Tiranës, dy administratorët Klodian Zoto e Mirel Mërtiti.

 

The post Inceneratori i Tiranës/ Gjykata e Posaçme dënon Lefter Kokën dhe dy të pandehurit e tjerë appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: