Lushnje/ Qëlloi me armë gjahu pronarin e ambientit ku shkoi për të vjedhur

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një 65-vjeçar është arrestuar në Lushnje pasi dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu pronarin e ambientit ku shkoi për të vjedhur gjatë natës.

Policia bën me dije se 65-vjeçari kishte hyrë për të vjedhur në kasollen në pronësi të një 66-vjeçari.

Pas arrestimit edhe materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Lushnjë

Qëlloi me armë gjahu, pronarin e ambientit ku shkoi për të vjedhur gjatë natës, identifikohet dhe kapet 65-vjeçari.

Menjëherë pas kallëzimit të shtetasit F. M., 66 vjeç, se gjatë natës, sapo një shtetas kishte hyrë për të vjedhur në kasollen në pronësi të tij, ai e kishte konstatuar dhe gjatë konfliktit me të, autori i tentativës për vjedhje e kishte qëlluar me armë gjahu, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë kanë organizuar punën për kapjen e autorit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe policore, u identifikua dhe u kap autori i dyshuar i rastit, shtetasi D. D., 65 vjeç. I dëmtuari, shtetasi F. M., ka marrë asistencë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

The post Lushnje/ Qëlloi me armë gjahu pronarin e ambientit ku shkoi për të vjedhur appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: