Po kalonte në vizat e bardha, automjeti përplas punonjësin e Ministrisë së Jashtme

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme pranë godinës së Ministrisë së Jashtme. Bëhet me dije se një makinë ka përplasur një këmbësor që po kalonte te vijat e bardha.

Sipas informacioneve paraprake, i aksidentuari është një punonjës i Ministrisë së Jashtme. Ky i fundit pas përplasjes është dërguar në spitalin e Traumës në gjendje të rëndë.

The post Po kalonte në vizat e bardha, automjeti përplas punonjësin e Ministrisë së Jashtme appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: