Trajneri i Irlandës “dorëzohet” pas humbjes ndaj Kosovës: Fitore e merituar

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Trajneri i Irlandës, Heimir Hallgrimsson, nuk e ka fshehur zhgënjimin pas humbjes 1-0 ndaj Kosovës në ndeshjen hapëse të Ligës së Kombeve.

Tekniku islandez e cilësoi paraqitjen e skuadrës së tij si shumë zhgënjyese, duke pranuar se Kosova e meritoi plotësisht fitoren.

“Vlerësimi i përgjithshëm është se jam shumë i zhgënjyer me paraqitjen. Mund të kishim mbijetuar me një barazim, por paraqitja ishte nën atë që prisnim”, ka deklaruar Hallgrimsson.

Ai kritikoi edhe paraqitjen individuale të futbollistëve, duke theksuar se Irlanda nuk tregoi iniciativën e nevojshme gjatë ndeshjes.

“Individualisht, shumë lojtarë patën një ditë të dobët dhe kolektivisht na mungoi iniciativa. E dinim saktësisht se çfarë lloj ndeshjeje do të ishte dhe çfarë rreziku ofensiv ofron Kosova, por nuk iu përgjigjëm siç duhej”, tha ai. Hallgrimsson ishte i drejtpërdrejtë edhe në vlerësimin e rezultatit.

“Ishte një fitore e merituar për Kosovën. Është e vështirë ta them këtë, por ishte fitore e merituar. Ata ishin thjesht më të mirë se ne në atë ditë”, u shpreh përzgjedhësi irlandez.

Hallgrimsson pranoi se Kosova e mori kontrollin e ndeshjes në fund, pavarësisht se Irlanda pati një periudhë më të mirë në fillim të pjesës së dytë.

The post Trajneri i Irlandës “dorëzohet” pas humbjes ndaj Kosovës: Fitore e merituar appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: