Inter i çmendur eliminon Bayern: Real shkurorëzohet Arsenal në katërshe pas 26 vitesh

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Inter e Arsenal kompletojnë katërshen më të mirë të Europës, duke iu bashykuar me një ditë vonesë PSG dhe Barcelonës. Zikaltrit rezistojnë në shtëpi 2-2 përballë Bayern Munich dhe avancojnë në katërshe falë suksesit një javë më parë në Bavari 1-2. Nuk ka remuntada në Bernabeu, pavarësisht se tifozët e Real Madrid e shpresuan gjatë. Real Madrid, i dërrmuar 3-0 në Londër, pësoi një humbje 1-2 edhe në kthim, duke u shkurorëzuar në çerekfinale.

INTER 2-2 BAYERN MUNICH (4-3)

Inter barazon 2-2 me Bayern Munich në çerekfinalen e kthimit të Champions League dhe falë fitores në ndeshjen e parë kalon në gjysmëfinale, ku pas dy javësh do të përballet me Barcelonën. Pas një pjesë të parë mjaft të balancuar, zikaltrit pësojnë në minutën e 52-të nga një goditje e Kane me të djathtën, por reagojnë në mënyrë të jashtëzakonshme dhe përmbysin gjithçka menjëherë me dy gola pas zhvillimeve nga goditja e këndit: fillimisht Lautaro (58’), më pas Pavard (61’). Goli i barazimit nga Dier (76’) ndryshon rezultatin, por jo thelbin: tani pengesa e vetme e Inter drejt Mynihut, ku zhvillohet finalja, është Barcelona.

Lexo më tejChampions, Aston Villa pranë mrekullisë, po kalon Psg: në gjysmëfinale edhe Barça

Playlista sugjeron Ligabue, “Certe Notti”, sepse “makina është e nxehur dhe vendin e vendos vetë”. Naviguesi zikaltër thotë: Barcelonë, Camp Nou, gjysmëfinale e Champions. Ashtu si në vitin e Tripletës. Fati dhe destinacioni të lidhur fort me njëri-tjetrin. Inter barazon 2-2 në San Siro kundër Bayern dhe fluturon mes katër më të mirave të Evropës për herë të dytë në tre vitet e fundit, duke e blinduar San Siron për herë të 15-të radhazi në këtë kompeticion. Falë kapitenit Lautaro, që ka shënuar 8 gola në Champions, dhe të papriturit Pavard, për të gjithë “Benji interisti”, që shënon për herë të parë me fanellën zikaltër. Francezi ish-Bayern zgjodhi mbrëmjen e duhur. Anglezët Kane dhe Dier nuk mjaftuan për gjermanët, as zotërimi i topit që arriti gati në 65%.

REAL MADRID 1-2 ARSENAL (1-5)

Asnjë Remuntada, asnjë natë magjike. Festën në “Bernabeu” e bën Arsenali, që siguron gjysmëfinalen e parë të Champions League që nga viti 2009, madje duke fituar 2-1 (golin vendimtar e shënon Martinelli në kundërsulm në minutën e 93’) në shtëpinë e Real Madridit, që kishte premtuar ta shkatërronte kundërshtarin pas humbjes 3-0 në ndeshjen e parë. Skuadra e Artetës do të përballet me PSG-në në gjysmëfinale, me sfidën e parë që do të luhet në Londër më 29 ose 30 prill dhe me besimin se mund ta fitojë këtë kupë, me nivelin e treguar në këtë përballje të dyfishtë kundër kampionëve në fuqi si provë.

Real Madrid largohet nga Championsi i tij me dy humbje të rënda, me vetëm një gol të shënuar falë të vetmit gabim të Arsenalit në 180 minuta. Skuadra e Ancelottit zhgënjeu: në vend që të ishte e mrekullueshme, ishte e sheshtë; në vend që të ishte Galaktike, ishte e dobët. Nuk do të jetë të paktën në gjysmëfinale për herë të parë pas katër edicionesh radhazi dhe kjo eliminim rrezikon të jetë prolog i ndarjes me Carlo Ancelottin.

The post Inter i çmendur eliminon Bayern: Real shkurorëzohet Arsenal në katërshe pas 26 vitesh appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: