Hapet shkolla e parë shqipe në Firence të Italisë

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Në Firence është hapur shkolla shqipe “Jeronim de Rada”, ku fëmijët shqiptarë të moshës 5-15 vjeç do të mësojnë gjuhën dhe kulturën e prejardhjes falas. Iniciativa është ndërmarrë nga Shoqata Kulturore Shqiptare “Adriatiku”, e sapokrijuar në Toskanë.

Në ditën e parë morën pjesë 25 fëmijë dhe përfaqësues të institucioneve italiane, përfshirë Bashkinë e Firences dhe sindikatën CGIL. Mësimi zhvillohet nga shtatë mësuese me përvojë në Shqipëri dhe Itali, ndërsa objektivi është zgjerimi i shkollës në të gjithë qytetin.

Përfaqësuesit italianë garantuan mbështetje për nismën, ndërsa komuniteti shqiptar u angazhua për konsolidimin e saj si qendër gjuhësore dhe kulturore në Firence.

The post Hapet shkolla e parë shqipe në Firence të Italisë appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: