Humbi kontrollin e mjetit, aksidentohet 68-vjeçari në aksin Shkodër – Koplik

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Rreth orës 15:00, në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”, shtetasi M. R., rreth 68 vjeç, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Nga aksidenti është dëmtuar shtetasi M. R., i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

The post Humbi kontrollin e mjetit, aksidentohet 68-vjeçari në aksin Shkodër – Koplik appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: