Trump reagon pas sulmit rus në Kiev: Vladimir STOP

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Presidenti amerikan Donald Trump ka shprehur kritikën e tij ndaj Moskës për sulmin e mbrëmshëm me raketa dhe dron rus në Kiev.

Duke u shprehur në Truth Social, presidenti amerikan shkroi: “Nuk jam i kënaqur me sulmet ruse në Kiev.

“Nuk është e nevojshme, dhe një kohë shumë e keqe. Vladimir, STOP! 5000 ushtarë në javë po vdesin. Le të firmosim Marrëveshjen e Paqes!” 

Dje, Trump u shpreh se e kishte më të lehtë të negocionte me Moskën sesa me Ukrainën, duke thënë se mendonte se “kishte një marrëveshje me Rusinë”. 

Lexo më tej: Rusia bombardon rëndë Kievin sapo Trump kritikoi publikisht Zelenskin 

Ai gjithashtu kritikoi presidentin ukrainas Zelenskyy për zgjatjen e luftës në Ukrainë për shkak të qëndrimit të tij mbi Krimenë.

The post Trump reagon pas sulmit rus në Kiev: Vladimir STOP appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: