Atentati me 4 të plagosur në Lundër/ Në vendngjarje u gjetën ADN mikse, dyshohet se autorët

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Zbardhen detaje të reja nga hetime lidhur me atentatin e 17 prillit në Lundër.  Grupi hetimor ka përftuar ADN mikse pas analizave laboratorike dhe po bëhen krahasimet. Por nga u përfituan këto ADN? Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se në vendin e ngjarjes ku ishin fshehur autorët janë gjetur disa sende si: çanta, doreza dhe pinca. Dyshohet se janë përdorur për të prerë telin e rrethimit ku ishin fshehur me motor.

Po ashtu hetuesit janë fokusuar te këqyrja e kamerave të sigurisë jo vetëm ditë e ngjarjes, por shumë ditë para ngjarjes pasi kanë dyshime dhe informacione se autorët kanë lëvizur me motor për disa ditë rreth vendit të ngjarjes por edhe në zonën e Lundrës, ku kanë studiuar terrenin.

Janë përftuar të dhëna të rëndësishme për grupin hetimor. Po bëhet analizimi i provave të mbledhura deri më tani.

The post Atentati me 4 të plagosur në Lundër/ Në vendngjarje u gjetën ADN mikse, dyshohet se autorët appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: