Vrasja në Vlorë/ I dha makinën ekzekutorit, zbardhet identiteti i të arrestuarit

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Erlis Mehmeti është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi dyshohet se ka ndihmuar autorin e vrasjes se Renato Hoxhajt në Vlorë. Sipas informacioneve, Policia e Vlorës identifikoi makinën me të cilën lëvizi vrasësi ndërsa nga hetimet rezulton se këtë makinë ia kishte dorëzuar Mehmenti-autorit para krimit. Automjetit gjithashtu rezulton se i ishin ndryshuar targat.

Mësohet se në cilësinë e provës materiale, të arrestuarit i është sekuestruar një celular, brenda të cilit janë gjetur të dhëna të vlefshme për hetimin, teksa dyshohet se vrasja është porositur nga një grup kriminal nga Emiratet e Bashkuara.

The post Vrasja në Vlorë/ I dha makinën ekzekutorit, zbardhet identiteti i të arrestuarit appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: