Alizoti paralajmëron socialistët nga Librazhdi: Mos prekni votat se do ju hamë të gjallë!

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Drejtuesi politik i PD-së në Qarkun Elbasan, Tomor Alizoti ka paralajmëruar socialistët që të mos prekin demokratët duke iu drejtuar se “juve do iu hamë të gjallë”.

“Ju që doni të shkatërroni Shqipërinë, ju analfabetë, ju maskarenj , do ju hamë të gjallë”, u shpreh ai.

Alizoti iu drejtua duke thënë që të mos guxojnë të shkojnë natën nëpër shtëpitë e banorëve, ndërsa i kaloi fjalën Sali Berishës duke u shprehur “doktor, jepi se ty të kanë më shumë frikë”.

“Juve do iu hamë të gjallë nëse prekni demokratët, nëse vendosni mina s’do ju ndahemi kudo ku jeni.

Ju që doni të shkatërroni Shqipërinë, ju analfabetë, ju maskarenj , do ju hamë të gjallë.

Mos guxoni t’iu shkoni njerëzve nëpër shtëpia natën, mos guxoni të fusni duart ditën e zgjedhjeve. Doktor, jepi se ty të kanë më shumë frikë”, u shpreh Alizoti.

The post Alizoti paralajmëron socialistët nga Librazhdi: Mos prekni votat se do ju hamë të gjallë! appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: