Projektohet finale angleze në Europa League, Man.United dhe Tottenham fitojnë me tripletë

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Projektohet një finale angleze në Europa League: Manchester United – Tottenham. ‘Djajtë e Kuq’ shkatërruan sonte 0-3 në transfertë Athletico Bilbaon, duke hedhur një hap të sigurt drejt finales.

Gjithçka u vendos në pjesën e parë me golat e Casemiros dhe Bruno Fernandes (dygolësh), por edhe nga ndëshkimi me karton të kuq të Vivien, kur rezultati ishte 0-1.

Fitore të thellë 3-1 arriti edhe Tottenham në sfidën e shtëpisë ndaj Bodo/Glimt. Spurs-at realizuan që në minutën e parë me Johnson, për të ardhur më pas te goli i Maddison.

Në pjesën e dytë tundi rrjetën edhe Solakne. Pak para fundit të takimit, shënoi golin e vetëm për miqtë Saltens.

The post Projektohet finale angleze në Europa League, Man.United dhe Tottenham fitojnë me tripletë appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: