Vetëmbytet në rezervuar 56-vjeçari në Mirditë

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Mirditë, ku një 56-vjeçar dyshohet se i ka dhënë fund jetës duke u vetëmbytur në rezervuarin e fshatit Gëziq. Polumbarët e Forcave Speciale RENEA janë angazhuar në kërkimet për trupin, ndërkohë që hetimet vijojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat e këtij rasti.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 05:55, është njoftuar Salla Operative se në rezervuarin e fshatit Gëziq, Mirditë, dyshohet se është vetëmbytur shtetasi N. N., 56 vjeç, banues në fshatin Gëziq.

Paraprakisht dyshohet se 56 vjeçari vuante nga shëndeti mendor. Për gjetjen e trupit të 56 vjeçarit janë nisur polumbarët e Forcave Speciale Renea. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

The post Vetëmbytet në rezervuar 56-vjeçari në Mirditë appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: