Përfundon numërimi në Qarkun Lezhë, ja si ndahen votat

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Ka përfunduar numërimi i votave në Qarkun e Lezhës, ku Partia Demokratike ka arritur të ruajë fitoren, duke siguruar 4 mandate, pa aq sa në vitin 2021, kundrejt tre mandateve të Partisë Socialiste.

Pas përfundimi të numërimit, PD është në kuotën e 45.13 % me 29 484 vota të fituara, ndërsa Partia Socialiste është në kuotën e 42.23 % me 27 585 vota të fituara.

Diferenca mes tyre është 1899 vota. Sa i përket Bashkive, demokratët kanë fituar në Kurbin dhe Mirditë, ndërsa socialistët në Lezhë.

Forcë e tretë ka dalë “Nisma Shqipëria Bëhet” me 3 614 vota, por pa arritur që të marrë mandat.

Rezultati

  1. Partia Demokratike – 45.13 % – 29 484 vota (4 mandate)
  2. Partia Socialiste – 42.23 % – 27 585 vota (3 mandate)
  3. Nisma Shqipëria Bëhet – 5.53 % – 3 614 vota
  4. Partia Social-Demokrate – 2.74 % – 1 791 vota
  5. Kolaicioni Euroatlantik – 2.44 % – 1 594 vota
  6. Partia Mundësia – 1.12 % – 734 vota
  7. Lëvizja Bashkë – 0.48 % – 316 vota
  8. Koalicioni Djathtas për Zhvillim – 0.12 % – 81 vota
  9. Lëvizja Atdheu – 0.10 % – 67 vota
  10. Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare – 0.07 % – 48 vota
  11. Partia Aleanca Demokracia e Re – 0.02 % – 13 vota

Ndërkohë, vijon numërimi për votat e diasporës në këtë qark dhe meqënëse diferenca mer forcave politike është e ngushtë, matemarikisht është e mudnur që këto vota të ndryshojnë balancat.

The post Përfundon numërimi në Qarkun Lezhë, ja si ndahen votat appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: