Gazetari Lela: Rama shkoi me helikopter në Prishtinë për të bindur liderët e Kosovës për Gjykatën Speciale

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Gazetari dhe drejtori i Komunikimit në Partinë Demokratike, Alfred Lela, i ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, deklaroi se, sipas tij, edhe kryeministri Edi Rama ka qenë një prej ndihmësve në krijimin e rrethanave që çuan në krijimin e Gjykatës Speciale.

Sipas Lelës, Rama ka udhëtuar me helikopter drejt Prishtinës për të bindur liderët kosovarë që të votonin krijimin e Gjykatës Speciale.

“Një prej ndihmësve të krijimit të rrethanave të atij konteksti për dënimin e atyre burrave, është dhe shefi i mazhorancës, Edi Rama. Mos harrojmë që ishte fluturimi i i famshëm i Ramës me helikopter, në Prishtinë, për të bindur liderët kosovarë që ta kalonin atë Gjykatë Speciale që ka kaluar sot dhe të gjithë e qajnë me lot. Pra, të gjithë sot derdhin lot krokodili për gjykatën, hiq Albin Kurtin, që si Kasandër e parashikoi dhe ia tha Hashim Thaçit. Normalizimi që Rama i ka bërë Serbisë dhe Vuçiçit që prej 2013 e këtej është e thënë dhe nga gazetari gjerman, duke e paraqitur sikur Vuçiçi të ketë qenë kryeministri më i mirë i Serbisë. I ka thënë Evropës që me serbët mund të bësh biznes e politikë dhe se janë të mirë, ndërkohë që përqafohej dhe puthej me serbët, acarohej me politikanët dhe liderët shqiptarë në Kosovë”, tha Lela.

The post Gazetari Lela: Rama shkoi me helikopter në Prishtinë për të bindur liderët e Kosovës për Gjykatën Speciale appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: