LAJM I FUNDIT/ GJKKO jep vendimin për 14 të arrestuarit e operacionit “URA”

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar shpalli para pak çastesh vendimin për verifikimin e masave të sigurimit për 14 te arrestuarit e operacionit “Ura”.

Gjyqtarja Rudina Palloj la në fuqi masat arrest në burg për 13 të dyshuarit, ndërsa avokatit Armand Tragajt iu ndryshua masa në “detyrim paraqitje.

Në sallën e gjyqit, Tragaj ka kërkuar një masë më të butë sigurie sesa ajo e “arrest në burg”.

“Jam i rënduar psikologjikisht dhe vazhdimi i kësaj mase do të rëndojë situatat e mia familjare, ku unë kam me babanë të sëmurë, dhe njerkën e paralizuar, vëllain në psikiatri dhe bashkëshorten me fëmijë të mitur. Për këtë fakt u kërkoj të jem pranë familjes”, ka thënë ai.

Lajmi po përditësohet… 

The post LAJM I FUNDIT/ GJKKO jep vendimin për 14 të arrestuarit e operacionit “URA” appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: