Studentët protestojnë në Prishtinë kundër vendimit të Hagës për ish-eprorët e UÇK-së

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Një grup studentësh kanë protestuar sot në sheshin e Prishtinës, duke kundërshtuar vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-eprorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Me pankarta në duar, studentët kanë marshuar nga Qendra e Studentëve drejt sheshit të Prishtinës, ku kanë shprehur qëndrimet e tyre lidhur me vendimin.

Gjatë protestës, ata kanë zhvilluar edhe një aktivitet simbolik, duke lëshuar pëllumba të bardhë, të cilët simbolizojnë paqen.

The post Studentët protestojnë në Prishtinë kundër vendimit të Hagës për ish-eprorët e UÇK-së appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: