Apeli i GJKKO-së lë në burg Florenc Çapjan

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Apeli i Gjykatës Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka lënë ne fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për Florenc Çapjen, i cili u ekstradua pak kohë më parë nga Dubai me dyshimin se është përfshirë në dosjen “Plumbi i Artë”.

Ndaj Çapjes rëndonte një masë sigurie në mungesë, për akuzën e “sigurimit të kushteve për vrasje”, në dëm të Sokol Sanxhaktarit, dhëndrit të ish-kryebashkiakut të Elbasanit, Qazim Sejdini.

Përmes avokatit, Çapja ka pretenduar se nuk ka përdorur Sky ECC dhe se akuza ndaj tij është ngritur vetëm nga një deklarim i Nuredin Dumanit e Henrik Hoxhajt. Në të njëjtën kohë, Florenc Çapja është dënuar me burg të përjetshëm si një nga porositësit e vrasjeve së Gentian e Nezir Beqirit në 2012 në Elbasan.

The post Apeli i GJKKO-së lë në burg Florenc Çapjan appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: