Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Një automjet i tipit Mercedes C Clas është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në autostradën Tiranë–Durrës. Pamjet e publikuara tregojnë momentin kur makina është djegur plotësisht dhe zjarrfikësit po hedhin ujë nga ajo çfarë ka mbetur.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se zjarri ka ardhur si pasojë e një defekti në automjet. Fatmirësisht, nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur neutralizimin dhe shuarjen e flakëve.
The post Makina përfshihet nga flakët në autostradën Tiranë–Durrës (VIDEO) appeared first on Lapsi.al.
