Kontrolle ndaj bizneseve online, mbi 2 mijë subjekte në lupën e Administratës Tatimore

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Administrata Tatimore do të shtojë kontrollet ndaj tregtisë dhe shërbimeve online, me fokus te formalizimi i këtij sektori.

Në lupën e Tatimeve do të kalojnë mbi 2 mijë subjekte aktive të identifikuara si pjesë e aktivitetit online.

Strategjia kundër informalitetit synon identifikimin e bizneseve që ushtrojnë aktivitet në internet dhe verifikimin e detyrimeve të tyre fiskale.

Një nga pikat kryesore do të jetë deklarimi i saktë i qarkullimit dhe përmbushja e detyrimeve për TVSH-në.

Kontrollet do të përfshijnë gjithashtu deklarimin e punonjësve dhe pagave të tyre.

Administrata do të verifikojë edhe respektimin e rregullave të faturimit elektronik.

Për identifikimin e problematikave do të përdoret edhe analiza e riskut.

Mesazhi i Tatimeve për bizneset është i qartë: aktiviteti në internet nuk i përjashton nga detyrimet tatimore.

Masat synojnë krijimin e një tregu online më transparent dhe të formalizuar.

Sipas Administratës Tatimore, kjo do të garantojë trajtim të barabartë për të gjithë operatorët ekonomikë.

Monitorimi lidhet edhe me zgjerimin e shpejtë të blerjeve online në Shqipëri.

Të dhënat tregojnë se mbi 42% e individëve të moshës 16-74 vjeç kanë kryer blerje online gjatë vitit 2024.

Pandemia e COVID-19 ndikoi në përhapjen e blerjeve online, duke e kthyer këtë mënyrë konsumi në një praktikë të zakonshme për shumë qytetarë.

Ndër kategoritë më të blera online janë veshjet, këpucët dhe aksesorët, ndërsa një pjesë e konsiderueshme e porosive lidhet edhe me ushqimet.

Përmes monitorimit të sektorit, Tatimet synojnë të ulin informalitetin dhe të rrisin të ardhurat në buxhetin e shtetit.

 

The post Kontrolle ndaj bizneseve online, mbi 2 mijë subjekte në lupën e Administratës Tatimore appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: