Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Prej kohësh Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë nuk është më e drejtpërdrejtë në mesazhet e saj. Deklarata lakonike pas zgjedhjeve të 11 majit shkaktoi reagime të shumta.
Po aq të shumta ishin edhe komentet për të zbërthyer frazën: “Urojmë popullin e Shqipërisë për zgjedhjet parlamentare dhe presim të vazhdojmë partneritetin tonë të ngushtë me Shqipërinë”.
Këtë të premte Ambasada e SHBA ka shpërndarë një tjetër mesazh në rrjetet e saj sociale. Këtë herë ka zgjedhur një pjesë të deklaratës së Samuel Samson nga Departamenti i Shtetit, Byroja për Demokracinë, të drejtat e njeriut dhe punën.
LEXO EDHE: Fijet që lëvizi PD për të arritur tek mesazhi i SHBA-së që përjashtoi Ramën
Në fjalën e tij ai nënvizon se si partneriteti ynë duhet të bazohet në trashëgiminë e përbashkët dhe jo në konformizmin globalist.
“Shtypja e fjalës, lehtësimi i emigrimit masiv, shënjestrimi i shprehjes së besimit dhe minimi i zgjedhjes elektorale kërcënojnë vetë themelet e partneritetit transatlantik” – thuhet në fjalën e tij. ©LAPSI.al
The post Tjetër mesazh i koduar i ambasadës së SHBA: Minimi i zgjedhjeve kërcënon… appeared first on Lapsi.al.
