Mbanin në banesë 1 kallashnikov dhe 1 pistoletë, arrestohet 30-vjeçari në Shijak

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një 30-vjeçar është vënë në pranga në Shijak. Arrestimi i tij mësohet se ka ardhur pasi në banesën e tij mbante armë zjarri pa leje. Policia bën me dije se gjeti dhe sekuestroi 1 kallashnikov, 1 pistoletë, 4 karikatorë dhe 157 fishekë luftarak.

Në lidhje me këtë operacion është shpallur në kërkim edhe babai i të arrestuarit. Policia po punon për kapjen e 54-vjeçarit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

The post Mbanin në banesë 1 kallashnikov dhe 1 pistoletë, arrestohet 30-vjeçari në Shijak appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: