Zbulohen në Greqi mbi 300 kg kanabis brenda materialeve të riciklueshme, ishte nisur nga Shqipëria. Destinacion Turqia

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Një organizatë kriminale që shtrinte aktivitetin e saj nga Shqipëria përmes Greqisë deri në Turqi është goditur pas një operacioni policor në shkallë të gjerë të zhvilluar mëngjesin e së premtes në Selanik. Si rezultat i ndërhyrjes, janë arrestuar dy të persona, përkatësisht 58 dhe 43 vjeç, ndërsa një person i tretë është shpallur në kërkim.

Sipas hetimeve të policisë greke, grupi kriminal kishte një strukturë të mirëorganizuar dhe infrastrukturë profesionale. Për të transportuar sasitë e konsiderueshme të kanabisit të papërpunuar nga Shqipëria në drejtim të Turqisë, anëtarët përdornin kamionë të transportit ndërkombëtar.

Për të shmangur kontrollet dhe për të legalizuar lëvizjet, droga fshihej në vende të posaçme të projektuara brenda ngarkesave të ligjshme me letër për riciklim.

Gjatë operacionit në një hapësirë të mbyllur në Selanik, dy të dyshuarit u kapën në flagrancë teksa posedonin 8 paleta me letër ricikrimi.

Në brendësi të këtyre ngarkesave u zbuluan pakot me kanabis të papërpunuar, me një peshë totale prej 324 kilogramë e 474 gramë.

Autoritetet vlerësojnë se përfitimi që grupi synonte të siguronte nga kjo ngarkesë arrinte shifrën e 700,000 eurove.

Të arrestuarit janë dërguar pranë organit kompetent të akuzës për masat e mëtejshme ligjore, ndërsa hetimet vijojnë për të zbuluar dhe kapur bashkëpunëtorët e tjerë në Shqipëri dhe Turqi.

The post Zbulohen në Greqi mbi 300 kg kanabis brenda materialeve të riciklueshme, ishte nisur nga Shqipëria. Destinacion Turqia appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: