Plagosja e 36-vjeçarit në Durrës, identifikohet autori i dyshuar

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Autori i dyshuar i plagosjes së 36-vjeçarit, Arber Gorgeja është identifikuar disa orë pas ngjarjes. Ai është identifikuar si Erkid Kazazi. Kazazi rezulton emër i njohur për policinë ndërsa po punohet për kapjen e tij.

Plagosja e Gorejas u regjistrua mbrëmjen e djeshme në zonën mes Shënavlashit dhe Fllakës. Goreja ka bërë me dije se është ndjekur nga një makinë tip “Ford” e cila më pas ka ndaluar paralelisht me mjetin e tij dhe ka hapur zjarr. Sipas tij ndaj tij është qëlluar 3 herë dhe ka marrë plagë në brinjë. Pas ngjarjes, ai ka arritur të shkojë vetë deri te Komisariati i Policisë, ku ka kërkuar ndihmë për të shkuar në spital.

36-vjeçari shprehet se nuk i njeh autorët dhe se nuk ka asnjë konflikt. Sipas tij autorët mund ta kenë ngatërruar me persona të tjerë. Më tej bëhet me dije se shënjestra ka mbetur i plagosur edhe dy vite më parë në një atentat.

The post Plagosja e 36-vjeçarit në Durrës, identifikohet autori i dyshuar appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: